LAJMI I FUNDIT:

Mësohet arsyeja e vërtetë e largimit të superveturave të Ronaldos nga Torino

Mësohet arsyeja e vërtetë e largimit të superveturave të Ronaldos nga Torino
(Foto: Per Sempre Calcio/Instagram/cristiano)

Mbrëmjen e kaluar (e diel), Cristiano Ronaldo i ka larguar veturat luksoze nga prona e tij në Torino, ndërsa media të ndryshme italiane kanë raportuar se ky është sinjal për largimin e 36-vjeçarit nga Juventusi.

PerSempreCalcio publikoi një video, në të cilën shfaqeshin automjetet e portugezit duke u ngarkuar në një kampion transportues Rodo Cargo – të një kompanie me bazë në Lisbonë të Portugalisë.

Shumëkush mendoi se kjo lëvizje ishte dëshmi për largimin e CR7 nga Zonja e Vjetër në fund të këtij sezoni.


Megjithatë, Sky Sport Italia raporton se golashënuesi më i mirë në histori akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Duke u bazuar në burime pranë lojtarit, transmetuesi i njohur i citon ata të kenë thënë se këtë veprim Ronaldo e bën gjithmonë para pushimeve.

Ronaldo largon superveturat nga Torino – një sinjal se po largohet nga Juventusi?
Lexo po ashtu Ronaldo largon superveturat nga Torino – një sinjal se po largohet nga Juventusi?

Njëherësh, edhe Gazzetta.it ka raportuar se portugezi rëndom i lëviz veturat e tij në destinacionet ë ndryshme para sezonit veror.

(Foto: Instagram/cristiano)

Megjithatë, këtë nuk kishte arritur ta bënte në verën e kaluar për shkak se futbolli ishte rikthyer gjatë verës si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Për këtë arsye, lëvizja e tanishme ka nxitur më shumë thashetheme.

Corriere Torino ka bërë të ditur se edhe në vitin e kaluar, Ronaldo i kishte transportuar superveturat e tij për arsye të mirëmbajtjes, ndërsa kontrolli zakonisht iu bëhet në Gjermani.

E ardhmja e superyllit portugez mbetet e paqartë, ndërsa thuhet se ai do ta kërkojë largimin nga Juventusi në rast se Bianconerët nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Super kompjuteri parashikon sezonin 2024/25 në Ligën Premier: Zhgënjim për Cityn, Chelsean dhe Man United

Super kompjuteri parashikon sezonin 2024/25 në Ligën Premier: Zhgënjim për Cityn, Chelsean dhe Man United

Premier League
Publikohet lista me 10 lojtarët me më shumë gola pa penallti në shekullin e 21-të

Publikohet lista me 10 lojtarët me më shumë gola pa penallti në shekullin e 21-të

Ndërkombëtare
Inteligjenca Artificale parashikon se si do të duken stadiumet në Ligën Premier pas 100 vitesh

Inteligjenca Artificale parashikon se si do të duken stadiumet në Ligën Premier pas 100 vitesh

Premier League
Nga Seuli në Francë - tifozi i cili kurseu para për gjashtë muaj vetëm për ta takuar Edon Zhegrovën

Nga Seuli në Francë - tifozi i cili kurseu para për gjashtë muaj vetëm për ta takuar Edon Zhegrovën

Ndërkombëtare
Zyrtare: Kvaratskhelia lojtari më i ri i Paris Saint-Germainit

Zyrtare: Kvaratskhelia lojtari më i ri i Paris Saint-Germainit

Ligue 1
Kalo në kategori