LAJMI I FUNDIT:

Mësohet arsyeja e mungesës së Berat Gjimshitit ndaj Valencias – shqiptari pësoi lëndimi pak para fillimit të ndeshjes

Mësohet arsyeja e mungesës së Berat Gjimshitit ndaj Valencias – shqiptari pësoi lëndimi pak para fillimit të ndeshjes

Në Itali ishin të sigurt se Berat Gjimshiti do të startonte ndaj Valencias në ndeshjen e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Ai sot kishte ditëlindjen, por jo për dhuratë, por për paraqitjet fenomenale që ka bërë këtë edicion në këtë garë.

Gian Piero Gasperini beson te mbrojtësi shqiptar, por pak minuta para fillimit të ndeshjes ka ardhur lajmi i keq për Gjimshitin.


Gjatë nxehjes para ndeshjes Gjimshiti pësoi një lëndim që doli të jetë jo i lehtë dhe që ia mohoi zbritjen në fushë.

Mbrojtësi shqiptar kaloi nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në vend të tij u fut nga minuta e parë Mattia Caldara.

Kjo ishte edhe arsyeja se përse të gjithë u habitën kur nuk e panë Gjimshitin nga minuta e parë dhe as në bankë në fitoren 4-1 të Atalantas ndaj Valencias. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

La Liga
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Premier League
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori