LAJMI I FUNDIT:

Mësohet arsyeja e anulimit të komisionit kuvendor për ligjin për regjistrim

Mësohet arsyeja e anulimit të komisionit kuvendor për ligjin për regjistrim

Ishte paralajmëruar se sot do të mbahet diskutim për propozim ligjin për regjistrimin e popullatës por i njejti nuk do të mbahet dhe është hequr nga ueb faqja zyrtare e Kuvendit, pa ndonjë arsye shtesë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Anulohet debati për propozim ligjin për regjistrim në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Anulohet debati për propozim ligjin për regjistrim në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Artan Grubi për medial ka treguar edhe arsyen se pse është anuluar puna e komisionit.

“Komisionin e kemi caktuar të premten pasdite, por në rend dite është edhe Raporti i KE-së, ndërsa për shkak të periudhës së shkurtër për përgatitje, nuk arritëm të sigurojmë përfaqësues të Misionit të BE-së, as edhe të ftojmë korin diplomatik, Organizatat joqeveritare dhe mysafirë tjerë”, ka thënë Grubi.


Nuk është caktuar ende se kur do të mbahet seanca e radhës e këtij komisioni.

Deputetë të LSDM-së thonë se seanca e Komisionit është anuluar nga ana e kryetarit Grubi pa shpjegim.

Dje OBRM-PDUKM-ja kërkoi që të rishikohet propozim ligji dhe të rishikohen metodat e regjistrimit. Sipas kësaj partie, propozim ligji është përgatitur pa konsultime shtesë dhe të njejtit i është vendosur flamuri i Bashkimit Evropian pa të drejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori