Shumë nxënës të arsimit fillor po vazhdojnë të zhvillojnë procesin mësimor pa libra në lëndë të caktuara. Sipas nxënësve të anketuar për “Alsat”, mungesë më e madhe vërehet në lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë gjermane, gjuhë angleze, gjeografi e shumë të tjera. Për të mos humbur nga mësimi nxënësit marrin më shumë shënime dhe huazojnë librat e njëri tjetrit.
“Po, ka pas mungesë të librave të ndryshëm dhe më shumë mungesë të faqeve. Në matematikë ka pas, në kimi kanë ardhur disa libra të reja por disa janë edhe të vjetra. Në gjuhën shqipe, në gjermanisht shumica nuk kemi libra dhe në gjeografi”, tha një nxënëse.
“Matematika, kimia, fizika, gjermanishtja, gjeografia, gjuhë shqipe. Të gjitha këto libra më mungojnë. Tash po marrim shënime më shumë…Ke bë fotokopje ndonjë libër? Jo, ende jo por duhet me bë, sigurisht pa detyrimin e mësimdhënësve”, shtoi një tjetër nxënëse.
Disa nga nxënësit thanë se tashmë po shfrytëzojnë edhe librat elektronik përmes faqes së internetit e-ucebnici.mon.gov.mk
“Unë për vete i kam të gjitha librat por dikush që nuk ka libra i ndihmojmë përmes internetit dhe faqes së internetit e-ucebnici, aty mund t’i gjejmë të gjitha librat, mund të mësojmë edhe prej aty”, u shpreh një nxënëse.
Në shkollën fillore “Vasill Gllavinov” në Çair biseduam me mësuesen e gjuhës angleze Lumturije Lecaj. Përveç që mungojnë librat në këtë lëndë, ato edhe nuk përputhen me konceptin e ri mësimor.
“Kemi libra mirëpo nuk kemi mjaftueshëm për aq sa ka nxënës dhe e dini që çdo vit librat përcillen prej gjeneratave të kaluara, disa dëmtohen, disa ju mungojnë fleta kështu që nxënësit kanë problem me libra. Është edhe një tjetër problematikë për shkak se librat e gjuhës angleze janë me program të vjetër ndërsa konceptin e ri duhet të ketë libra të tjerë të cilat ende nuk i kemi marrë. Ju sugjeroj nxënësve që edhe përmes internetit të hulumtojnë pasi që…lënda është e përgjithshme që munden me marrë gjithçka edhe nga interneti”, deklaroi Lumturije Lecaj, mësimdhënëse SH.F “Vasill Gllavinov”.
Përveç mungesës së librave nxënësit përballen edhe me libra të dëmtuar thuajse në çdo shkollë të vendit. Nga Ministria e Arsimit përsëritën qëndrimin se shkollat janë furnizuar me libra në bazë të numrit që kanë kërkuar paraprakisht. Gjithashtu, nga ky dikaster thanë se po vazhdon procesi i botimit të librave të reja./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve