LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt e vlerësojnë veten si më të mençur se femrat edhe atëherë kur i kanë notat e njëjta

Meshkujt e vlerësojnë veten si më të mençur se femrat edhe atëherë kur i kanë notat e njëjta
depositphotos

Një studim i parë i llojit të vet tregon se në lëndën e biologjisë meshkujt e perceptojnë veten si më të mençur edhe atëherë kur notat e femrave dëshmojnë se ato janë po aq të mençura sa meshkujt

Studimi, i cili është publikuar në në revistën ‘Advances in Physiology Education’, tregon se gjinia ndikon shumë në perceptimet e studentëve për inteligjencën e tyre, e veçanërisht kur e krahasojnë veten me tjerët.

Katelyn Cooper, studente e doktoraturës dhe udhëheqëse e studimit, ka folur me qindra studentë si këshilluese akademike dhe bisedat e saja kanë shpirë në këtë projekt, transmeton Telegrafi.


“I pyesja studentët se si po iu ecshin studimet dhe kështu vërejta diçka interesante: tërë kohën femrat më thoshin se ndiheshin të frikësuara që studentët tjerë po mendojnë se ato janë budallaqe. Këtë nuk e kam dëgjuar asnjëherë nga meshkujt në të njëjtën lëndë të biologjisë, kështu që vendosa ta studiojë”, ka treguar ajo.

Kështu, Cooper me ekipin e saj hulumtues filluan ta studionin këtë përmes anketimeve dhe eksperimenteve të ndryshme dhe u befasuan kur zbuluan se femrat janë shumë më të prira ta nënvlerësojnë inteligjencën e tyre sesa meshkujt.

Edhe atëherë kur një mashkull e një femër e kanë pasur notën e njëjtë në një lëndë, mashkulli ka qenë më i prirë të thotë se është më i mençur sesa shoqja.

Pra, këto hulumtime tregojnë se meshkujt kanë vetëbesim më të madh sa i përket inteligjencës së tyre, dhe vazhdimisht e vlerësojnë veten si më të mençur se shoku e shoqja me të cilin kanë punuar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Lifestyle
Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Çfarë të vizitosh
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Kalo në kategori