Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të jenë protagonist për skuadrat e tyre nëpër kampionatet më të mira evropiane.

Mesfushori i talentuar nga Kosova, Kastriot Imeri së fundmi e ka shpëtuar skuadrën e tij Servette nga humbja në mesjavë, falë një goli të jashtëzakonshëm.


Servette ishte duke humbur nga Zurichu me rezultat 2-1, derisa Imeri shënoi në fundin e ndeshjes nga gjuajtja e lirë për rezultatin përfundimtar 2-2.

5RGwWLj4qW9849S1rW MX5

Ishte një gol i jashtëzakonshëm nga mesfushori ferizajas, i cili rrallë shihet në fushat e futbollit.

Servette ka bërë një krahasim interesant në llogarinë e tyre në Twitter, duke e krahasuar golin e Imerit me atë të legjendës braziliane të Lyonit, Juninho Pernambucano.

"12 vite më vonë... Kastriot Imeri bëje përsëri... Nuk është keq", ka shkruar Servette në llogarinë e tyre në Twitter.

20210921224053888

Klubi zviceran ka bashkuar dy golat, atë të Juninhos me fanellën e Lyonit ndaj Barcelonës dhe atë të Imerit ndaj Zurichut, ku dallimi është shumë i vogël.

Postimi i Servettes është bërë viral në rrjetet sociale, pasi është shpërndarë jashtëzakonisht shumë. /Telegrafi/

telegrafi sport app