Autoritet politike duhet t’ua hapin derën noterëve të rinj, pasi disa do të pensionohen, kurse, në disa komuna nuk kanë ende noterë. Kështu u tha në ceremoninë e organizuar nga Oda e Noterëve të Kosovës me rastin e përmbylljes së projektit të mbështetjes nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (IHN), për themelimin e shërbimit të noterisë.
Agjencia Zvicerane IHN ka ndihmuar institucionet e Kosovës prej fillimit të hartimit të ligjit për Noterinë në vitin 2008, pastaj me themelimin e Odës së Noterëve të Kosovës, e deri me sot kur përfundoi ky projekt.
Kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu, duke falënderuar agjencinë zvicerane theksoi se me ndihmën e IHN-së, ata kanë arritur të bëhen pjesë e Unionit Ndërkombëtarë të Noterisë.
Ajo në trajnimin e fundit dhe përmbyllës të projektit të IHN-së, tha se me ndihmën e kësaj agjencie kanë arritur të ndërtojnë një sistem stabil të sistemit të noterisë në Kosovë.
“IHN ka luajtur rol kyç është në anëtarësimin e Odës së Noterëve të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë, ne që kemi përfaqësuar Odën e Noterëve që ka pasur edhe akterë që nuk e kanë votuar anëtarësimin e Odës së Noterëve të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë. Fal këtij anëtarësimi Oda e Noterëve të Kosovës ka fituar të drejtën e pjesëmarrjes në shumë organizime që ka organizuar Unioni Ndërkombëtar i Noterisë në shumë shtete të ndryshme për sa i përket noterisë. Në këto përfaqësime kemi pasur mundësinë të shkëmbejmë përvojën me të mirë të noterive të ndryshme në rajon dhe botë dhe kemi përfituar shumë si odë e Noterëve”, tha Shehu.
Përfaqësuesi i IHN-së, Michele Merlotti, ka kërkuar nga noterët kosovarë që të bëjnë presion mbi autoritetet politike që t’ua hapin derën noterëve, sepse duan që të kenë noterë me cilësi të mëdha.
“Kjo duhet të hyjë në agjendën tuaj që t’i bëni presion autoriteteve politike që t’ua hapin derën noterëve të rinj. Disa nga ju do të pensionohen, disa komuna nuk kanë ende noterë, por ne vërtetë duam noterë të një cilësie të madhe, jo çfarëdo noteri dhe ky rol ju përket juve që ta tregoni dinamizmin e juaj që të vazhdohet kjo noteri me noterë të mirë. Pra jeta juridike e një vendi lidhet me noterinë edhe faktin që në mëngjes ju folëm për sjelljet që duhet të keni me mediat tregon se si profesion gjithmonë jeni në sytë e të tjerëve”, theksoi ai.
Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Hubert Lebet e ka quajtur këtë projekt 9 vjeçar, si jetësor, pasi ka rëndësi të drejtpërdrejtë mbi reformën juridike të Kosovës.
“Përpara nuk kishte shumë gjëra rreth noterisë, sot e keni një punë, një mision, e njihni punën e juaj, e keni Odën e juaj dhe ju mund të bëni presion në autoritetet e juaja që t’i mbroni interesat dhe etiken e profesionin e juaj i cili është thelbësor këtu. Për ne ky projekt është jetësor, dhe ka një rëndësi të madhe të drejtpërdrejt mbi reformën juridike në Kosovë. Ai ofron shërbime cilësore dhe të afërt për qytetarët e Kosovës dhe parë rezultatet sepse janë ulur dosjet, rastet pranë gjykatave dhe kanë lehtësuar jetën e qytetarëve tuaj”, u shpreh ai.
Projekti zviceran zgjati 9 vite, nga viti 2008, dhe ka kushtuar 9 milionë franga zvicerane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri