LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Vdekja e deputetes britanike të zbardhet urgjentisht

Merkel: Vdekja e deputetes britanike të zbardhet urgjentisht

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se rrethanat e vdekjes tragjike të një deputeteje britanike proevropiane duhet të zbardhen sa më shpejt që të jetë e mundur për shkak të referendumit për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, që është parashikuar të mbahet javën e ardhshme.

“Ky akt tragjik duhet të zbardhet në mënyrë urgjente”, theksoi kancelaria në përfundim të një takimi me udhëheqësit e shteteve rajonale në Berlin.

Ajo nuk do të dëshironte që këtë vrasje ta lidhte me referendumin që do të zhvillohet të enjten e ardhshme.


Merkel e cilësoi vdekjen e deputetes Jo Cox të tmerrshme dhe tragjike. Deputetja e moshës 41-vjeçare u vra me armë zjarr duke ngjallur një situatë kaotike dhe me shumë tensione.