Në Samitin e Berlinit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron mund t’u kërkojnë udhëheqësve të Kosovës pezullimin e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës me qëllim që të vazhdojë dialogu me shtetin serb.
Ndërsa, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj po presin që të tregohet një pozicion i qartë se çka do Kosova, pasi në të kundërtën Kosova do të dalë jo serioze.
Kështu thotë Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovë (KDI) teksa po e komenton Samitin e Berlinit i cili do të mbahet sot dhe ku shteti jonë po përfaqësohet nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
“Shpresoj që këta liderët politikë janë konsoliduar para se të shkojnë në Berlin. Ne do të dilnim shumë jo serioz nëse kemi shkuar në Berlin pa pasur një pozitë të qartë se çka dëshiron Republika e Kosovës tutje”, tha ai.
Murati beson që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë tema kyç e këtij takimi për Ballkanin Perëndimor.
“Meqenëse në Berlin, Franca dhe Gjermania janë dy nga organizatorët kryesor të Samitit, pres që do të diskutohen çështje të hapura në Ballkan, direkt dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë kjo do jetë një prej çështjeve kryesore dhe normalisht që do tu bëhet thirrje të dy shteteve që të mbeten të përkushtuara për dialog. Meqenëse bisedohet për dialog është e pa imagjinueshme që mos të flitet edhe për barrierat të cilat janë shkaktuar për tu ndërprerë dialogu aktualisht, e që është vendosja e taksës dhe po shpresoj që edhe kjo çështje do të diskutohet dhe do t’i kërkohet Republikës së Kosovës nëse jo heqja, të paktën pezullimi i saj, dhe normalisht që pastaj u takon institucioneve të vendit të marrin vendime të duhura, dhe që mendojnë të marrin vendime për të ardhmen e vendit”, tha Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës