A i meriton Lukaku 84 milionë euro? Këta janë sulmuesit më të shtrenjtë në histori (Foto)

Në sezonin e ardhshëm, Romelu Lukaku pritet të luajë në një klub më të madh dhe babai i tij ka deklaruar se marrëveshja do të arrihet para ‘Euro 2016’.
Futbollisti belg ka qenë në formë fantastike te Evertoni dhe pritet të transferohet te ndonjë skuadër e madhe, porse shumëkush dyshon nëse ai e meriton çmimin e kërkuar nga klubi i tij.
‘Toffees’ kërkojnë 65 milionë funte (84 milionë euro) për lojtarin e tyre kryesor, por kjo shifër besohet të jetë e lartë.
Megjithatë, nuk do të ishte befasi nëse ndonjë klub e paguan atë shumë, duke qenë se çmimet e lojtarëve janë rritur jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit.
Më poshtë jua sjellim listën e qendërsulmuesve më të shtrenjtë në histori:
82 milionë funte (106 milionë euro) – Luis Suarez (nga Liverpooli te Barcelona)
/Telegrafi/



























































