Meriton Korenica shënon gol në fitoren e Cluj ndaj Farul Constanta

Cluj ka fituar ndaj Farul Constanta me rezultat 3-0 në derbin rumun, me Meriton Korenicën që shënoi një nga golat. Mesfushori sulmues e nisi nga banka ndeshjen, duke u futur në minutën e 67-të. Ai arriti të shënojë në kohën shtesë për rezultatin përfundimtar (3-0).
Ky është goli i parë në kampionatin rumun për Korenicën me fanellën e Cluj, ndërsa dy të tjerë i ka shënuar në garat ndërkombëtare. Korenica këtë verë kaloi nga Manisa FK te Cluj./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































