LAJMI I FUNDIT:

Mercedes që peshon tre ton, u rrotullua pas përplasjes me Toyota Prius (Video)

Mercedes që peshon tre ton, u rrotullua pas përplasjes me Toyota Prius (Video)

Në Londër ka ndodhur një përplasje mes Mercedes G500 dhe Toyota Prius, në të cilën shoferët kanë shpëtuar të pa lënduar.

Mirëpo, dëmtime të konsiderueshme kanë marrë të dy makinat, ndërsa modeli i prodhuar në gjermani që është e destinuar për terrene të vështira, nuk e ka përballuar lehtë, transmeton Telegrafi.

Në përplasjen me SUV, ky Mercedes që peshon tre ton është rrotulluar, gjë që nuk do duhej të ndodhte.


Megjithëse është vlerësuar lartë për qëndrueshmërinë, lëvizjen e shpejtë, komoditetin dhe teknologjinë që ka, mënyra si përfundoi gjatë përplasjes, lë shumë për të dëshiruar.

Struktura e G500 besohet se është e dobët, duke bërë që të anojë në rast se humbë kontrollin, gjë që sjellë rreziqe të mëdha. /Telegrafi/