LAJMI I FUNDIT:

Mercedes publikon sedanin i cili do të konkurrojë me modelin e ri nga BMW (Video)

Mercedes publikon sedanin i cili do të konkurrojë me modelin e ri nga BMW (Video)

Dy kompanitë automobilistike gjermane, nuk kanë pasur kurrë paqe mes vete dhe lufta duket se nuk do të mbarojë.

Pas betejës së fundit se nëse është më i mirë E63 AMG apo BMW 5, lufta vazhdon në një front tjetër, transmeton Telegrafi.

Kësaj radhe është një veturë sedan, konceptin e së cilës e ka publikuar Mercedes.


AMG E63 S është një makinë kompakte, me një motor shumë të zhurmshëm si dhe me mundësinë ‘drift’ për lëvizje të shkathëta dhe të shpejta.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni këtë veturë teksa lëvizë nëpër rrugë, ndërsa pritet të shohim se cila është kundërpërgjigjja e BMW-së. /Telegrafi/

https://youtu.be/JT1nuiTeOig