Modeli eSpinter është duke ardhur dhe kompani Tesla, ka arsye të mëdha për tu brengosur
Të gjithë prodhuesit e makinave, kanë nisur planet serioze, që të t’i elektrizojnë të gjitha prodhimet e tyre, prej sedanëve deri te modelet sportive, transmeton Telegrafi.
Por, Mercedes është duke i dhënë hapësirë edhe segmentit komercial, duke krijuar një sistem të baterive, që i mundëson të jetë sa më ekonomik. Prodhuesi gjerman ka treguar detajet e makinës që lansohet në fillim të 2019-ës, me mundësi të baterive prej 41 deri 55 kWh.
Po që se ngarkohet me rreth 2,200 kilogramë, motori prej 41 kWh mund të lëvizë për 115 kilometra me një mbushje. Në anën tjetër, motori më i madh mund të lëvizë për 150 kilometra me një mbushje, por furgoni nuk mund të ngarkohet në më shumë se 1,900 kilogramë, shkaku i baterive më të rënda.
Kohëzgjatja e mbijetesës së baterive mund të konsiderohet e ulët, por eSpinter është më shumë për nevoja brenda qytetit. Madje, konsiderohet praktik sepse nuk i nevojitet më shumë se gjashtë deri në tetë orë për mbushje të plotë.
Për momentin, Tesla ofron mundësi shumë të mëdha të përformancës dhe kohëzgjatjes së baterisë, por nuk bën të nënvlerësohen mundësitë që ka Mercedes, teksa këto janë hapat e parë të kompanisë, në formatin e makinave elektrike.
E ardhmja e këtij furgoni pritet të jetë e ndritur, ndërsa do jetë një rival i ashpër për Tesla Semi. Furgoni eSpinter pritet të vije gjatë fillimit të vitit që vjen, ndërsa pritet të kushtojë njëjtë sa rivali kryesor. /Telegrafi/