LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG G63 e nervozonte shumë, vendosi ta shkatërronte duke e lëshuar nga helikopteri

Mercedes-AMG G63 e nervozonte shumë, vendosi ta shkatërronte duke e lëshuar nga helikopteri

Largoi nervozen dhe bëri një veprim, që i befasoi të gjithë

Njihet për gjëra të ndryshme, por deri më tani, nuk është ditur se Mercedes-AMG G63 ka rënë nga helikopteri, derisa ndodhej në lartësi, transmeton Telegrafi.

Igor Moroz është blogeri rus, që njihet për paraqitje të ndryshme në YouTube, që duket se i është mërzitur makina të cilën para dy vitesh e kishte blerë për rreth 200 mijë euro.


Pasi që e nervozonte shumë, vendosi ta shkatërronte, andaj e angazhoi një helikopter, që ta lëshonte nga lartë.

Kur helikopteri ndodhej në lartësi prej afro 300 metrash, ai qëndronte ulur në një karrige dhe e shikoi derisa ra dhe u dëmtua në tërësi.

Vetura e shtypur nga pesha e përplasjes, tani mund të përdoret vetëm për t’ia marrë metalin, derisa pamjet qarkulluan nëpër internet sepse u pëlqyen shumë. /Telegrafi/