Sot (e martë) është bërë zyrtare lista e 20 pjesëmarrësve për edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar.
Juria në përbërje nga: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni, ka gjykuar të gjithë aplikuesit, duke nxjerrë verdiktin me 20 këngët më të mira që edhe do të garojnë në edicioni ne sivjetmë të këtij festivali.
Mes shumë emrash të afirmuar të muzikës por edhe artistë të rinj, në listën e pjesëmarrësve mungoi një emër jo pak i njohur për publikun.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur të muzikës ‘rock’, Mentor Hazirin, i cili sivjet me shumë dëshirë kishte nisur një këngë për të konkurruar për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2022.

Mirëpo artisti me prejardhje nga Ferizaj ngeli i shtangur me të parë se kënga e tij nuk ishte seleksionuar për të qenë pjesë e Festivalit të RTSh-së, me çka edhe bëri një reagim publik në rrjetin social Facebook.
Këngëtari i hitit “Engjull” publikoi një status në profilin e tij zyrtar duke treguar se sa i zhgënjyer ka ngelur nga ky festival, të cilin e akuzuar për korrupsion dhe mos-transparencë.
Ky është statusi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Deklarate lidhur me Festivalin e RTSH se !
Kenga ime e re e shkruar nga une dhe e orkestruar nga profesioniste te muzikes nga Irlanda nuk pranua ne FEST RTSH pa dhene asnje arsye te vetme ! Ne te kaluaren ma kane thene qe eshte festival i ndyte e i zhytun ne korrupsion ku kenga shitet me pazare neper koridore shume kohe para – kurre skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetare te vjeter e ikona te asaj kohe. Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen. Asnje nga Kosova nuk eshte konkurent atyy kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem. Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live, dhe mos harroni shume shpejt ne Kosove bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock – un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken e Shqiperise.
Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera.
Kam filluar te besoj ne kombin kosovar”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zbulohet ‘skema e mashtrimit’ të Jozit dhe Valbonës – dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' - si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët