Menduan se kishte veshur në mënyrë të gabuar pantallonat, doli të jetë që ato nuk kishin pasur zinxhir – Trump çudit të pranishmit

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë në konventën e Demokratëve në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, por kamerat filmuan një detaj që tërhoqi vëmendjen e shikuese – në veçanti përdoruesve të rrjeteve sociale.
Në fakt, pantallonat që i kishte veshur dukeshin shumë të rrudhura dhe të çuditshme – kështu filloi të qarkullojë teoria se ai mund t’i ketë veshur mbrapsht, transmeton Telegrafi.
Megjithatë në fund doli se pantallonat nuk kishin zinxhir në pjesën e përparme, dhe kështu shumë menduan se ai mund t’i ketë veshur në mënyrë të gabuar.
Ndryshe, Trump në një video falënderoi mbështetësit për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin. /Telegrafi/
https://twitter.com/BFriedmanDC/status/1401406435121106947?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1401406435121106947%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3703981%2Ftramp-pantalone-nosi-naopako

















































