Poezi nga: Allen Ginsberg
Përktheu: Fadil Bajraj
Mendjepula qeveris botën!
Mendjepula është produkti maksimal i kapitalizmit
Mendjepula i prin burokracisë ruse duke gogësitur
Mendjepula qeverisi FBI-në 30 vjet sipas urdhërit të F.D.Ruzveltit dhe kurrë s’e ka ndjekur
Koza Nostrën!
Mendjepula urdhëron të digjet gruri, që të ruhet çmimi i lartë i tij në tregun botëror!
Mendjepula u jep hua shteteve policore në zhvillim nëpërmjet Fondit Monetar
Ndërkombëtar!
Mendjepula kurrë nuk kurvërohet, sepse mbështetet në makrotë që punojnë për të
Mendjepula ofron transplantimin e trurit në Zvicër
Mendjepula zgjohet në mesnatë dhe i rregullon çarçafët
Unë jam Mendjepulë!
Unë qeveris Rusinë Jugosllavinë Poloninë Argjentinën Shtetet e Bashkuara të Amerikës El
Salvadorin
Mendjepula shumëzohet në Kinë!
Mendjepula banon në kufomën e Stalinit brenda në Kremlin
Mendjepula dikton bujqësinë petrokimike në regjionet shkretinore të Afrikës!
Mendjepula zvogëlon sipërfaqet ujore të Kalifornisë Jugore duke i thithur për nevojat e
Bankave Afariste Bujqësore për Portokaj
Mendjepula balenat i mbyt me fuzhnjë dhe ua përtyp dhjamin në vendet tropikale
Mendjepula fokat i gjuan me shkopinj dhe e vesh lëkurën e tyre në Paris
Mendjepula qeveris Pentagonin, vëllai i tij CIA-n Dollarët Bythëtrashë!
Mendjepula shkruan dhe boton Time-in, Newsweek-un, Wall Street Journal-in, Pravda-n,
Izvestija-n
Mendjepulë janë Papa, Kryeministri, Presidenti, Komisari, Kryetari, Senatori!
Mendjepula votoi që Regani të bëhet kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Mendjepula përgatit Bukë të Çuditshme me miell të bardhë të rafinuar!
Mendjepula shiste skllevër, sheqer, duhan, alkool
Mendjepula pushtoi Botën e Re dhe mbyti zotin e kërpudhave Ksoçopilin në Popokatepetl!
Mendjepula ishte President në kohën kur shtinë me mitralozë në mijëra studentë misteriozë
në Tlatellulko
Mendjepula çoi 20.000.000 intelektualë dhe hebrej në Siberi, 15.000.000 kurrë s’u kthyen
në Kafenenë Qeni i Harrakatur
Mendjepula mustakoç qeveriste Gjermaninë me ndihmën e amfetaminave në vitin e fundit
të Luftës së Dytë Botërore
Mendjepula konceptoi Zgjidhjen Përfundimtare të problemit hebraik në Europë
Mendjepula e bëri këtë në Dhomat e Gazit
Mendjepula nxori nga burgu Lucky Lucianon dhe e huazoi nga Mafia për ta siguruar
Sicilinë për Mendjepulën e SHBA-ve prej të Kuqve
Mendjepula prodhoi armë në Tokën e Shenjtë dhe ua shiste racistëve të bardhë në Afrikën
Jugore
Mendjepula i furnizonte me helikopterë gjeneralët e Amerikës Qendrore që vranë shumë
indianë të shqetësuar dhe inkurajuan atmosferë të volitshme pune
Mendjepula filloi luftën dhe terrorin kundër hebrenjve izraelitë
Mendjepula dërgoi avionët Cionistë që të bombardojnë kolibet palestineze jashtë Bejrutit
Mendjepula i bëri të paligjshme Opiatet në tregun botëror
Mendjepula formoi Tregun e Zi për shkak të Opiumit
Babai i Mendjepulës bleu skag në paradhomat e Ist Sajdit të ulët
Mendjepula organizoi Operacionin Kondor për t’i spërkatur fushat e marihuanës me gazra
helmues në Sonorë
Mendjepula u sëmurë në sheshin e Harvardit nga pirja e barit meksikan
Mendjepula arriti në Europë që me Propagandë t’i pushtojë kacabujtë
Mendjepula u bë Poet i madh Ndërkombëtar dhe udhëtoi rreth botës duke madhëruar
Madhështitë e Mendjepulës
Po e shpall se Mendjepula do të ngadhënjejë në Garat e Poezisë
Ai e ngriti Qendrën e Tregut Botëror në ujërat e limanit të Nju-Jorkut duke mos marrë
parasysh se ku zbrazet kanalizimi –
Mendjepula filloi prerjen e pyllit të Amazonës për të ndërtuar fabrikë të letrës në bregun e
lumit
Mendjepula e Iranit sulmoi Mendjepulën e Irakut
Mendjepula në Belfast hedh bomba në bythën e nënës së vet
Mendjepula e shkroi Das Kapital! krijoi Biblën! hartoi Pasurinë e Kombeve!
Mendjepula është i njerëzishëm ai ndërtoi Dhomën e Ylberit në kulm të Qendrës së
Rokfellerit ashtu që do të mundemi të vallëzojmë
Ajo e shpiku Teorinë e Relativitetit kështu që shoqëria aksionare Rokvell do të mund të bëjë
Bomba Neutronike në Rrafshirat Shkëmbore në Kolorado
Mendjepula do të provojë të shohë sa gjatë mund të qëndrojë pa ejakuluar
Mendjepula mendon se në atë mënyrë kari do t’i rritet më shumë
Mendjepula sheh një Spiun të ri në sheshin e Dubrovnikut nëpër Sytë e Qelqtë të Hotelit
Mendjepula dëshiron të thithë kar në Europë, jetën e kupton seriozisht sepse zemërthyer s’do
të bashkëpunonit –
Mendjepula shkon nëpër Shtete Komuniste me obligime të mëdha, sepse mund t’i kapë
mikeshat e KGB-së derisa bubullon në qiell
Mendjepula duke medituar u jetësua në Budë
Mendjepula frikësohet se do ta hedhë në ajër planetin ashtu që ajo shkroi këtë poezi që të
bëhet e pavdekshme —
Në Hotel Subrovka, Dubrovnik, 14 tetor 1980 në orën 4:30 të mëngjesit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje