LAJMI I FUNDIT:

Mendes: Ronaldo kishte kërkuar transferimin te Juve gjatë janarit

Mendes: Ronaldo kishte kërkuar transferimin te Juve gjatë janarit
Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes mes Fiorentinas dhe Juventusit (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka zbuluar se portugezi kishte kërkuar t’i bashkohej Zonjës së Vjetër që në afatin e kalimtar.

Por, pasi negociatat kishin vazhduar me muaj, CR7 kaloi te Juventusi gjatë verës për 100 milionë euro.

“Cristiano është më i miri në histori”, ka thënë Jorge Mendes për Tuttosport.


Pesë herë fituesi i Topit të Artë sa ishte pjesë e Real Madridit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Meritat për transferimin nuk janë të mija, por të Juves dhe Agnellit, i cili vendosi të transferojë Cristianon”.

“Juve e dëshiroi dhe e bleu, ai tashmë më kishte thënë se dëshiron të luajë për Juventusin në janar, kjo është e vërteta. Mendova se ishte e pamundur, por atij i thash që do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”.

Drejtori i Atleticos, Villaverde: Nuk po mendojmë për Ronaldon, ai është vetëm një lojtar në një skuadër të mirë
Lexo po ashtu Drejtori i Atleticos, Villaverde: Nuk po mendojmë për Ronaldon, ai është vetëm një lojtar në një skuadër të mirë

“Pastaj takova drejtorët, në takimin e parë isha me (Pavel) Nedvedin dhe (Fabio) Paratici, para ndeshjes me Realin. Pastaj takova presidentin dhe nga e pamundura filloja të besoj se po bëhet realitet”.

“Negociatat zgjatën disa muaj”, ka shtuar Mendes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori