Memphis Grizzlies e fillon kampionatin e ri me fitore (Video)

Memphis Grizzlies ka shënuar fitore kundër Minnesota Timberwolwes me rezultat 102:98 në ndeshjen e parë të sezonit në NBA.
Ekipi prej Mineapolisit ka shkëlqyer prej fillimit të ndeshjes, duke krijuar epërsi prej 16: 1, por Grizzlies arriti ta kthente rezultatin në saje të Mike Conley (24 pikë) - Marc Gasol (18) - Zach Randolph (19 pikë, 11 kërcime), transmeton Telegrafi.
Një rol të rëndësishëm në triumfin e Memphisit ka pasur edhe lojtari më i vjetër në NBA, Vince Carter, i cili nuk lejoi koshashënuesin më të mirë të Minesotës, Andrew Wiggins (25 pikë), të shënonte ndonjë pikë në çerekun e fundit të takimit.
Edhe Carl-Anthony Towns ishte nj[ ndër basketbollistët më efikas në mesin e ekipit mysafirë duke shënuar 21 pikë. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Indiana - Dallas 130:121 (OT)
Orlando - Miami Heat 96:108
Boston - Brooklyn 122:117
Toronto - Detroit 109:91
Memphis - Minnesota Timberwolves 102:98
Milwaukee - Charlotte 96:107
New Orleans - Denver 102:107
Philadelphia - Oklahoma 97:103
Phoenix Suns - Sacramento Kings 94:113
LA Lakers - Houston 120:114






















































