LAJMI I FUNDIT:

Memli Krasniqi homazhe te varri i Adem Demaçit: Duhet t’i ngritet shtatore në Prishtinë

Memli Krasniqi homazhe te varri i Adem Demaçit: Duhet t’i ngritet shtatore në Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me familjen e tij, ka nisur sot javën e aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Bashkë me gruan e tij Melizën dhe fëmijët Borën, Malin dhe Verën, kreu i PDK-së ka bërë homazhe te varri i Adem Demaçi ku tha se ka nisur kështu Javën e Pavarësisë, përplot me aktivitete, vizita dhe mirënjohje.

“Adem Demaçi është simboli i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë – karakteristika të cilat mishërojnë përpjekjet e shumë brezave në rrugën e lavdishme të lirisë”, tha Krasniqi duke bërë publike për herë të momente të veçanta të Adem Demaçit në prag të shpalljes së pavarësisë më 2008.


“E kujtoj si sot, Adem Demaçi ishte një ndër personat e vetëm të cilin ish-Kryeministri Hashim Thaçi e kishte ftuar në ndërtesën e Qeverisë në mbrëmjen e 16 shkurtit të vitit 2008, për të ndarë me të të gjitha përgatitjet finale për Ditën e shpalljes së Pavarësisë – përfshirë edhe prezentimin e flamurit të Kosovës. Ishte një ndër momentet më emocionuese që kisha përjetuar deri atëherë”, tha Krasniqi.

Lideri i opozitës tha se Adem Demaçi nuk është thjesht një emër, por është institucion.

“Prandaj, kujtesa, respekti dhe mirënjohja historike ndaj personalitetit të tij duhet të tregohet edhe përmes ngritjes së një shtatoreje meritore në Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës do ta merr këtë nismë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këtë ia kemi borxh Adem Demaçit. Ia kemi borxh Kosovës!”, tha Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori