Në Kosovë është hapur qendra e parë për trajnim profesional “Meister” me qëllim që kompanitë të furnizohen me punëtorë të kualifikuar. Ky projekt është bashkëpunim i disa kompanive të Austrisë, Zvicrës, Gjermanisë e Kosovës
Kosova tashmë ka qendrën e parë të trajnimit profesional “Meister”, e cila është e para e llojit të saj ne rajon dhe ka për qëllim forcimin dhe zhvillimin e ekonomisë në vend, raporton RTV Dukagjini.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë tha se përfituesit e kësaj qendre janë rinia e vendit.
“Ideja kryesore që po promovojmë sot është ta ndihmojmë Kosovën në përpjekjet e saj për të përdorur një nga burimet më të mëdha, mendjet e të rinjve dhe sot do e hapim një qendër ku të rinjtë e të rejat të trajnohen në profilet tona me 20% teori dhe 30% praktikë”, tha Gernot Pfandler.
Ambasadori gjerman Christian Heldt tha se tre vende janë bashkuar për siguruar punë dhe kualifikime sektorit privat.
“Meister në tri shtetet tona për shekuj është sinonim i kualitetit ne fuqinë punëtore dhe bashkëpunimit dhe për këtë arsye kemi dashur ta promovojmë në Kosovë sepse ky treg ka nevojë për student të kualifikuar që ta rregullojnë strukturën ekonomike të këtij vendi”, tha Christian Heldt, përcjell Telegrafi.
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Eset Sahiti tha se është shumë falënderues donatorëve të jashtëm.
“Ministria e Arsimit me përkrahje edhe të donatorëve ka për qëllim ngritjen e cilësisë në sistemin e arsimit profesional me qëllim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës duke iu afruar atyre arsim cilësor, infrastrukturë dhe ndërlidhje me biznesin privat”, tha Eset Sahiti.
Profilet që janë pjesë e kësaj shkolle janë: Mekatronika, Termoteknika, Hidroteknika e Energjetika të cilat janë bazuar në kërkesat e sektorit privat dhe tregut të punës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit