LAJMI I FUNDIT:

Mehmedoviq: Është përgatitur propozim-ligji për kurim mjekësor pa pagesë për gjithë qytetarët (Video)

Mehmedoviq: Është përgatitur propozim-ligji për kurim mjekësor pa pagesë për gjithë qytetarët (Video)

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi në LSDM, Zllate Mehmedovi, sot në një konferencë për shtyp njoftoi se LSDM-ja ka përgatitur propozim-ligjin me të cilin do të mundësohet kurim mjekësor pa pagesë për gjithë qytetarët e vendit. Ai tha se ky është një nga të parët që do të dorëzohet në Kuvend, pasi siç tha, qëllimi i tyre është që qytetarët të kenë shërbime spitalore në dispozicion, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me këto ndryshime tërësisht do të largojmë participimin për gjithë të siguruarit. Në këtë mënyrë askush nuk do të mbetet pa shërbime spitalore, për arsye se nuk ka para të paguajë. Sipas raportit të Fondit për sigurim shëndetësor për vitin 2016, 220 mijë qytetarë vitin e kaluar kanë shfrytëzuar kurim spitalor. Mund ta paramendoni çfarë lehtësimi financiar do të ishte për të siguruarit nëse nuk do të kishin paguar participim spitalor. Sipas vlerësimeve tona rreth 420 milionë euro në vjet qytetarët kanë paguar për t’u kuruar në spital”, tha Mehmedoviq.

Ai gjithashtu shtoi se ky propozim-ligj është vetëm një nga masat që planifikojnë të ndërmarrin për ta përmirësuar shëndetësinë në vend./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori