LAJMI I FUNDIT:

Mehaj dhe gjeneral Rama takojnë komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, flasin për tranzicionin e FSK-së

Mehaj dhe gjeneral Rama takojnë komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, flasin për tranzicionin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim komandantin e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneral Christopher Cavoli.

Në njoftimin për media thuhet se gjeneral Cavoli premtoi se SHBA, sikur deri më tash do të vazhdojë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-në në procesin e zhvillimit dhe të tranzicionit në përputhje me objektivat strategjik.

Nga ana e tij, ministri Mehaj e falënderoi gjeneral Cavolin dhe shprehu mirënjohjen e thellë për SHBA-në dhe rolin e pazëvendësueshëm për vendin tonë si dhe në të arriturat e gjithmbarshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.


Ministri Mehaj, në vazhdim, theksoi se mbështetja e deritashme nga SHBA ka qenë jetike në realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së, duke shprehur mirënjohjen e thellë për mundësinë historike të pjesëmarrjes së trupave të FSK-së në operacione jashtë vendit krahë forcave amerikane.

Gjithashtu, ministri Mehaj shprehu nderin dhe respektin e madh për përfshirjen e Kosovës në mesin e vendeve pritëse gjatë stërvitjes “Defender-Europe 21” si dhe pjesëmarrjes së trupave të FSK-së në këtë stërvitje kaq të rëndësishme për vendin dhe forcat tona.

Me gjeneral Cavolin, takim të ndarë, zhvilloi edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili falënderoi qeverinë dhe forcat amerikane për përkrahjen e vazhdueshme  për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Nga ana e tij, gjeneral Cavoli shprehu vlerësimin e tij për të arriturat e deritashme të FSK-së si dhe shkallën e implementimit të Planit të Tranzicionit drejt ngritjes të mëtejme profesionale dhe të ndërveprueshme me forcat partnere.

Ai, gjithashtu çmoi pjesëmarrjen e FSK-së me kapacitete e saj në stërvitjen “Defender-Europe 21”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori