LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë Pacolli nuk karantinohet, shkon në shtëpinë e tij në Hajvali

Megjithatë Pacolli nuk karantinohet, shkon në shtëpinë e tij në Hajvali

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas arritjes në Aeroportin “Adem Jashari”, ka folur para gazetarëve, ku më pas është nisur në rezidencën e tij në Hajvali të Prishtinës.

Pacollit fillimisht iu bënë kontrollet e nevojshme mjekësore të parapara në situatën pandemike.

Në deklarimin Pacolli tha se nuk e di se a do të futet në karantine apo jo, megjithatë tha se nuk do t’i rezistojë asnjë vendimi.


Megjithatë Pacolli nuk karantinohet, shkon në shtëpinë e tij në Hajvali.

Pacolli para gazetarëve, është ankuar në deklaratat e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me arrestimin e tij nëse hyn në mënyrë ilegale në Kosovë.

Pacolli: Nuk e di a do të shkoj në karantinë, do t'i respektoj masat e marra si çdo qytetar i Kosovës
Lexo po ashtu Pacolli: Nuk e di a do të shkoj në karantinë, do t'i respektoj masat e marra si çdo qytetar i Kosovës

“Nuk më ka pëlqyer deklaratat e ushtruesit të detyrës së Punëve të Brendshme, e cila ka qenë e transmetuar në të gjitha televizionet ballkanike dhe në Serbi se nëse Pacolli do të gjendet në territorin e Kosovës, do të arrestohet. Unë nuk jam kriminel, e dua këtë vend dhe gjithë punën e bëj me vullnet”, ka thënë Pacolli.

Ndërkaq, kthimi i Pacollit në Kosovë u bë dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Pacolli pasi arriti në rezidencën e tij në Hajvali shkroi në Facebook.

“Sapo arrita në shtëpinë time. Sa më mungonte atdheu”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori