LAJMI I FUNDIT:

Megjashi: Partitë politike keqpërdorin fëmijë në fushatë, deri tani nuk ka pasur dënime

Megjashi: Partitë politike keqpërdorin fëmijë në fushatë, deri tani nuk ka pasur dënime

Tek Ambasada e parë e fëmijëve në botë ‘Megjashi’ që nga fillimi i fushatës politike kanë arritur katër denoncime dhe informacione për shkeljen e të drejtave të fëmijëve dhe manipulim me fëmijë, por nga organizata joqeveritare shprehen të shqetësuar për mungesën e kulturës politike dhe mesazhet që ua dërgojnë fëmijëve përmes mënyrës së udhëheqjes së fushatave politike dhe spoteve politike.

“Fëmijët përdoren në mënyra më të ndryshme për përfitime politike”, thonë nga ‘Megjashi”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shprehen se edhepse sipas Kodit Zgjedhor nuk lejohet pjesëmarrja e adoleshentëve në reklamim të paguar politike, shfrytëzimi i fëmijëve vazhdon.


“Keqpërdorimi i adoleshentëve që ndajnë materiale promovuese të veshur me simbole të partive politike është keqpërdorim”, shprehen nga Megjashi./Telegrafi/