Të gjithë sytë ishin drejt trupit të Megan Thee Stallion në festën e “Sports Illustrated Swimsuit Issue”.

Ylli i cili bëri histori këtë vit si reperja e parë ndonjëherë për të pozuar në revistën e famshme - doli në tapetin e kuq e veshur me një fustan të Natalia Fedner i ndërtuar nga zinxhirë të endur plotësisht .


Stiluar me një tel të përshtatshëm prej argjendi, veshja e Megan kërkonte mbi 1,800 metra zinxhir për tu bërë, zbuloi dizajnerja në Instagram dhe ishte e endur me porosi për t'iu përshtatur linjave të reperes.

megan thee stallion sports illustrated swimsuit issue 2021 red carpet

Fustani gjithashtu paraqiti një të çarë seksi të lartë në ijë, të mbajtur së bashku me fijet e kristalit Swarovski, të cilat përputheshin në mënyrë të përsosur me gurët në takat e Megan nga marka Dolce & Gabbana.

Shumë fansa duartrokitën reperen për shfaqjen e strijave të saj në fustanin e njëanshëm. "Është freskuese të shohësh një trup natyral", shkroi një, ndërsa një tjetër shkroi: "Nuk ka nevojë për editim". /Telegrafi/

megan thee stallion sports illustrated swimsuit issue 2021 red carpet 2

megan thee stallion sports illustrated swimsuit issue 2021 red carpet 4

/Telegrafi/