Pak pasi Selena Gomez zbuloi balluket e saj të mprehta në TikTok, Megan Fox është duke u bashkuar në trend.

Aktorja debutoi një pamje që është diku mes ballukeve të gjata dhe ballukeve anësore, me shumë pjesë të gjatësisë mesatare të fytyrës në pjesën e përparme dhe pjesën tjetër të flokëve të saj në një topuz të pastër.


Stilisti i famshëm i flokëve Dimitris Giannetos postoi foto të stilit të ri në Instagram, ku shfaqej Fox me çizme deri në kofshë dhe një bluzë të tejdukshme të kaltër.

dimitrishair 277643654 4960279730714492 1397309549110856361 n

Sa i përket Fox, ajo tregoi pamjen e saj së pari teksa i promovonte albumin e ri të të fejuarit Machine Gun Kelly në Instagram Story.

Fox dhe Kelly aktualisht po planifikojnë një dasmë gotike që do të jetë, nëse asgjë tjetër, shumë e njohur. Pete Davidson do të jetë i pranishëm! Dyshja synojnë vitin 2023, i cili do t'i japë Megan Fox-it mjaft kohë për të rritur balluket e saj nëse nuk i dëshiron ato si pjesë e pamjes së saj të nusërisë.

Screenshot 2 23

Duke supozuar se balluket janë reale dhe jo paruke, kjo është prerja e parë e madhe e Fox në një kohë të gjatë. Ajo ka pasur flokë jashtëzakonisht të qëndrueshëm vitin e kaluar, pothuajse gjithmonë i stilom fijet e saj brune të errëta të gjata, pak me dredha dhe të ndara në qendër.

Ajo kishte balluke super të hapura në Met Gala 2021, por ato me sa duket u ‘zhdukën’ brenda natës. /Telegrafi/

dimitrishair 277641062 366365965407769 4913638968167525865 n

meganfox 277450866 520656402957431 4863416615693780103 n