LAJMI I FUNDIT:

Medreseja e Shkupit nuk njihet nga Ministria e arsimit dhe shkencës (Video)

Medreseja e Shkupit nuk njihet nga Ministria e arsimit dhe shkencës (Video)
SAMSUNG

Mbi 850 nxënës që ndjekin mësimet në medresenë “Isa Beu” në Kondovë të Shkupit nuk mund të regjistrohen në fakultetet e Universiteteve shtetërore në Maqedoni, pasi që kjo nuk është e rregulluar me ligj, për shkak se bëhet fjalë për shkollë të mesme fetare, që nuk është në regjistrin e shkollave të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Medreseja Isa Beu theksojnë se në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” dhe disa universitete tjera nuk pranohen nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme fetare. Sipas tyre, ky problem shpresojnë së shpejti të ketë zgjidhje.

Jusuf Zymeri, drejtor i sektorit fetar arsimor në Bashkësinë Fetare Islame thotë se deri tani nuk kanë marrë përgjigje pozitive nga Ministria e Arsimit.


“Që nga viti i kaluar kemi informacione që është formuar një trup që duhet ta shqyrton këtë çështje për akreditimin dhe regjistrimin e medresesë në regjistrin e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë dhe deri tani nuk kemi ndonjë përgjigje”, tha për Tv21, Jusuf Zymeri.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës një vit më parë kishte premtuar se do të zgjidhet kjo çështje dhe se nxënësit e kësaj medreseje do t’i nënshtrohen maturës shtetërore dhe se ata mund të regjistroheshin nëpër fakultetet e vendit. Safet Neziri, këshilltar në Ministrinë e Arsimit thotë se po shqyrtohet gjetja e një zgjidhje.

“Ata janë të informuar sepse kjo shkollë pasi që nuk është e parapamë në ligjin për arsimin e mesëm dhe nuk është i verifikuar funksionimi i asaj shkolle. Për momentin përveç se në fakultetin e shkencave islame, nuk munden ato nxënës të konkurrojnë në fakultete tjera”, tha ai.

Vitin e kaluar, me një iniciativë të ish-ministrit të i arsimit Abdilaqim Ademi dhe kryetarit të Bashkësisë fetare Islame, Sulejman Rexhepi ishin formuar grupe të punës për zgjidhjen e kësaj problematike. Sipas Nezirit qëllimi i këtij grupi të punës është koordinimi i aktiviteteve rreth aspekteve juridike dhe legale të kësaj shkolle. “Medreseja Isa Beu” daton nga shekulli XV, por në vitin 1984 është hapur si institucion i mesëm edukativo –arsimor nga Bashkësia Fetare Islame.

Sipas të dhënave të saj, deri tani kanë diplomuar mbi 2500 nxënës, shumica prej të cilëve kanë ndjekur studimet në fakultetet teologjike në vend dhe në vendet arabe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori