Emri i Frederic Veselit, mund të mos i bëjë përshtypje tani shumicës së tifozëve të Manchester United.

Por në janar të vitit 2012, emri i mbrojtësit shqiptar të lindur në Zvicër ishte në buzët e tifozëve të Djajve të Kuq në të gjithë botën.


Pse? Për shkak se Veseli u bashkua me klubin e njohur  tetë vite më parë, duke lënë Manchester City për Unitedin, në një transferim që u krye falas.

AkhLxW4CEAAFkV

Mbrojtësi, i cili ishte vetëm 19 vjet në atë kohë, nënshkroi një kontratë për 18-muaj me “Djajtë e Kuq”, duke u paraqitur nga klubi si një yll i ardhshëm i futbollit botëror.

Para transferimit të tij në Old Trafford, Veseli ishte kapiten i Zvicrës U17 u fituan Kupën e Botës në vitin 2009.

Screenshot 9 4

Ai gjithashtu luajti nëntë herë e U19 dhe shtatë herë U20 të Zvicrës, para se të rrëmbehej nga Sir Alex Ferguson.

Screenshot 10 2

Synimi i Veselit ishte i lartë, por ai fatkeqësisht nuk arriti të lënë shenjë te United dhe u la i lirë në verën e vitit 2013, ku mbrojtësi u bashkua me Ipswich Town.

Atëherë, ku është ai tani? Le të shohim tani karrierën e 28-vjeçarit.

Screenshot 12 3

Çfarë ndodhi me Veseli pas largimit nga Man Utd?

Givemesport e nis me një gjë pozitive të karrierës së tij profesionale.

Veseli ka 31 ndeshje në nivelin e kombëtarëve me Shqipërinë. Tetë nga ato paraqitje kanë ardhur në Ligën e Kombeve.

Ai madje bëri një paraqitje edhe në Euro 2016, duke luajtur pesë minuta në humbjen 2-0 të Shqipërisë ndaj Francës.

Screenshot 11 3

Por karriera e tij me klube? Epo, ka qenë mjaft interesante që kur ai u bashkua me Ipsëichin në 2013.

Veseli bëri vetëm një paraqitje për “The Tractor Boys” dhe u huazua te Bury dhe Port Vale në vitin 2014.

Ai u bashkua me këtë të fundit si lojtar i tyre në vitin 2015, por aventura e tij në futbollin anglez do të përfundonte po atë vit.

Skuadra zvicerane FC Lugano vendosi të nënshkruajë qendërmbrojtësin për një vit në sezonin 2015/16, ku ai vazhdoi të luante në 33 ndeshje për klubin.

Shfaqjet e Veseli në vendin e lindjes së tij i dhanë atij një kalim në skuadrën italiane, Empoli në vitin 2016, ku ai qëndroi deri në këtë verë.

Screenshot 13 3

Këto ditë, qendërmbrojtësi që Fergie shpresonte se do të ishte një shtyllë kryesore te United, gjendet duke luajtur në Serie B me Salernitanan pasi nënshkroi një kontratë dy-vjeçare në gusht me këtë klub.

Karriera e tij nuk ka qenë ashtu siç shumë e kanë parashikuar kur ai arriti në Old Trafford tetë vjet më parë, por asgjë nuk është e garantuar në futbollin profesionist dhe Veseli është një shembull. /Telegrafi/

telegrafi sport app