Mediat spanjolle: Barca pas reprezentuesit shqiptar

Barcelona raportohet se është e interesuar për shërbimet e reprezentuesit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.
Mbrojtësi 22-vjeçar ka pasur përparim të dukshëm te skuadra napolitane që nga koha kur u transferua prej Empolit.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Hysaj është një nga 10 blerjet e mundshme të Barcelonës, e cila po has në probleme së fundi me lëndimet e shumta të Dani Alvesit.
Katalonasit dëshirojnë të transferojnë edhe mbrojtësin e Romës, Lucas Digne, i cili është ende në pronësi të Paris Saint-Germain.
Hytsaj është raportuar se po kërkohet edhe nga shumë klube të tjera evropiane duke përfshirë edhe finalistin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































