Mediat serbe shkruajnë se deri në fund të këtij viti, shtetasit serbë do të mund të udhëtojnë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pa pasaportë, vetëm me letërnjoftim, dhe atje të punësohen me leje ekzistuese të punës, ndërsa në vendkalimet kufitare të këtyre tre vendeve do të realizohej kontrolli i përbashkët doganor, i cili sipas vlerësimeve të para rezulton me kursime deri në 129 milion euro.
Gazeta serbe “Blic”, e cila ka publikuar një hartë të “Mini Shengenit’, në të cilën Kosova është përshfshirë si pjesë e Serbisë, shkruan se këto janë marrëveshjet ose deklaratat më të rëndësishme të “Mini Shengenit” që mbështet qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis tre vendeve, të nënshkruara të shtunën nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Maqedonisë Veriore dhe Zoran Zaev në Ohër, ku iu ishin bashkangjitur në bisedime edhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiq dhe Ministrja e ekonomisë malazeze Dragica Sekuliq,
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme për Serbinë dhe se ai është krenar që “ata kanë rënë dakord për gjëra të rëndësishme në një kohë të shkurtër”, shkruan gazeta, përcjell Telegrafi.
Sipas hartës së publikuar nga gazeta serbe në ‘Mini Shengenin ballkanik’ do të përfshiheshin Serbia [me Kosovën brenda kufijve të saj], Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina. Ky Union do të kishte 16,5 milionë banorë dhe një sipërfaqe prej 207 mijë e 831 kilometra katror.
Takimi në Ohër ka nxitur reagime dhe kundërshtimin e krerëve shtetërorë dhe liderëve politikë në Kosovë dhe në Shqipëri, shkruan Telegrafi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thanë se kishte marrë ftesë për këtë takim, në një postim në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi, ka bërë të ditur se ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim për shkak të siç ka thënë anashkalimit që i është bërë Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad më nismën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Krijimin e një “Mini-Shengeni” e ka kundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Sipas tij, kjo çon në krijimin e një “Mini-Jugosllavie”.
Reagime të rrepta ndaj këtij projekti ka pasur edhe nga politikanë e deputetë të tjerë në Kosovës.
Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, idenë e Unionit ballkanik [Mini-Shengenit], e ka quajtur një kurth të Serbisë pro-ruse, ndërsa mos pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit e konsideron një argument të mjaftueshëm që Shqipëria të mos jetë pjesë e kësaj ideje.
Ndërsa, në Shqipëri, më i zëshmi në reagimet ndaj kësaj ideje ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se projekti i nisur nga Edi Rama dhe Alesksandar Vuçiq ka për qëllim të izolojë edhe më shumë Kosovën, ta defaktorizojë ekonomikisht dhe ta dobësojë në marrëveshjen finale me Serbinë.
Ai ka thënë se ide të tilla të faktorizimit të Serbisë karshi Kosovës datojnë nga pushteti i Enver Hoxhës, i cili kishte nisur bashkëpunimin me diktatorin jugosllav Tito.
Takimi tjetër i “Mini Shengenit” ballkanik do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor, e aty do të marrë pjesë edhe shefi për politikë të jashtme i BE-së Josep Borell. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova