Rodrigo De Paul duket se do të jetë goditja e parë e Interit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediave italiane, Beppe Marotta ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Udineses dhe mesfushori argjentinas pritet të vihet nën urdhrat e Antonio Contes që në fillim të muajit janar.


Interi nuk po kalon mirë me lëndime, pasi aktualisht jashtë fushës janë emra si  Roberto Galgiardini, Nicolo Barella e Stefano Sensi.

inter 1

De Paul shihet nga Conte si profili ideal për të luajtur në mesfushë dhe për më tepër, argjentinasi ka moshë të re dhe e njeh mjaft mirë kampionatin italian.

de paul

Po sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve duket të jetë arritur për një huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 30 milionë eurove verën e ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app