LAJMI I FUNDIT:

Mediat gjermane: Shqipëria, vendi ku ka lulëzuar krimi dhe kanabisi

Mediat gjermane: Shqipëria, vendi ku ka lulëzuar krimi dhe kanabisi

“Kultivimi dhe kontrabanda e kanabisit është një biznes miliard dollarësh për mafien shqiptare. Shqipëria është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë, favorizuar nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e përhapur”. Kështu e nis reportazhin për vendin tonë televizioni gjerman “br.de”.

Ata i kanë kushtuar një shkrim të tërë zhvillimit të kanabisit në vend. Sipas tyre kryeministri Rama ka hapur një luftë me të, por shtrohet pyetja: me sukses?

Ndonëse lufta kundër kanabisit duket si një ofensivë e madhe, sipas reportazhit, jo të gjithë besojnë në seriozitetin e tyre, pasi çdokush që tentoi të luftojë me zell kundër mafias së drogës, i krijoi shumë telashe vetes.


Në shkrim përmendet edhe fakti se sipërfaqet e mbjella me kanabis janë zvogëlua, por kjo vjen për faktin se magazinat janë plot.

“Policia vazhdon të arrestojë fermerët e vegjël, hallkat më e dobëta në zinxhirin e drogës. Paratë e mëdha i fitojnë sipërmarrësist (bosët). Dhe ata nuk janë kapur. Në fakt, shtrirja e plotë e tregut shqiptar të kanabisit nuk është e menaxhueshme”, shkruhet në artikull.

Shkrimi i plotë i televizionit gjerman:

Ku kanabisi dhe krimi lulëzojnë

Kultivimi dhe kontrabanda e kanabisit është një biznes miliard dollarësh për mafien shqiptare. Shqipëria është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë, favorizuar nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e përhapur. Nën presionin e BE, qeveria mafioze e kanabisit shpalli luftë me të. Me sukses?

Në Shqipëri njerëzit janë të varfër në shumë zona, standardi i jetesës është jashtëzakonisht i ulët, gjithçka mungon. Dhe ndërkohë në Shqipëri janë krijuar në pak vite edhe shtresa, ku mbizotëron një luks i jashtëzakonshëm. I financuar nga një industri e paligjshme miliarda dollarësh.

“Shqipëria ka dy burime kryesore të të ardhurave: paratë që shumë emigrantë transferojnë tek familjet e tyre dhe, së dyti, paratë nga ekonomia e zezë, e cila është fituar sidomos përmes kontrabandës”, thotë Artan Hoxha, gazetar

Kryeministri fillon ofensivën e parë.

Marihuana e konfiskuar: Fuqia e mafias së kanabisit është e pafundme. Por kjo duhet së shpejti të mbarojë – kur flitet për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka qeverisur që nga viti 2013 dhe ka njoftuar zyrtarisht se do ta “pastrojë”. Që në qershor 2014, ka pasur një konfrontim të parë të hapur midis shtetit dhe mafies – në Lazarat, një fshat në jug të vendit. Pas pesë ditëve rrethimi, policia kapi më shumë se 70 ton marihuanë dhe shkatërroi 133.000 bimë. Dhe bëri dhjetëra arrestime. Aksioni u zhvillua pak përpara vendimit të BE-së, nëse Shqipëria duhet të bëhet një vend kandidat.

Lazarati u shkatërrua, por prodhimi i drogës vazhdon të shtohet

Natyrisht, bosët e drogës nuk u kapën gjatë atij aksioni vetëm disa fermerë, familjet e të cilëve jetonin me kultivimin e kanabisit, përfunduan në burg. Vendi i quajtur Lazarat – i etiketuar më media si qendra e kanabisit – është i shkatërruar sot. Papunësia këtu është shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Shqipërisë – tashmë 14 për qind.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, qëllimi i zvogëlimit të ndjeshëm të tregut të drogës qartësisht nuk ka patur efekt. Prodhimi i kanabisit vazhdoi në mënyrë të pandërprerë në 2015 dhe 2016. Këtë vit, qeveria shqiptare njoftoi përsëri një plan veprimi – përsëri nën presionin e BE. Vetëm nëse bosët e drogës luftohen në mënyrë efektive, mund të ketë negociata për anëtarësim me Shqipërinë. Një punë e vështirë.

Gomonet e shpejta në veprim në Adriatik

Vetëm në muajt e parë të 2017, rreth 20 ton marihuanë u konfiskuan në Detin Adriatik pranë Barit, pika më e afërt midis Shqipërisë dhe Italisë. Më shumë se sa në vitin 2016 në rajonin e Pulias. Kjo është merita e një njësie prej 200 agjentësh të Guardia Di Finanzia të armatosur rëndë, të cilët janë duke kontrolluar detin në kërkim të gomoneve të kontrabandistëve.

Mbikëqyrja ajrore nga policia shqiptare

Disa muaj më parë, policia shqiptare filloi gjithashtu mbikëqyrjen ajrore – por me mjete shumë të varfra. Veçanërisht në zonat e thella, malore, kultivohet kanabis. Këto parcela mund të zbulohen vetëm nga ajri. Pas rizgjedhjes së suksesshme qershorin e kaluar, Kryeministri Rama dëshiron që më në fund të pastrojë biznesin ilegal të drogës. 2017 duhet të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si viti, ku mafias kanabis u ndërpre.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: “Për të pastruar institucionet nga korrupsionit do të thotë t’i modernizosh ato, besoj se njerëzit sillen ndryshe në sisteme të ndryshme dhe gjithmonë përdor një shembull: Asnjë shqiptar që jeton në Gjermani nuk mund të imagjinojë të dilte nga shtëpia, te merrte makinën dhe ta ngiste atë pa vënë rripin e sigurisë. – Por këtu, ishte normale që ne të shihnim gjermanët të vozisnin pa rrip, prandaj është e rëndësishme të zhvillohet një sistem, ku njerëzit ndryshojnë sjelljen e tyre”, transmeton Shqiptarja.

Hetimet serioze?

E gjitha duket si një ofensivë e madhe. Por jo të gjithë besojnë në seriozitetin e tyre. Çdokush që tentoi të luftojë me zell kundër mafias së drogës, i krijoi shumë telashe vetes duke vuajtur pasoja të rënda nga vetë drejtuesit e policisë dhe madje edhe janë detyruar edhe të largohen nga Shqipëria në fund – ashtu si agjenti shqiptar i anti-drogës Dritan Zagani, i cili ishte vënë pas një gjurme të nxehtë të disa kontrabandistëve  të mëdhenj të kanabisit. Tani ai jeton në Zvicër, ku ka kërkuar azil. Kjo sugjeron që edhe oficerë të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e drogës.

“Shtëpia ime është kontrolluar, kanë konfiskuar materiale pune: kamera, kompiuteri që  i përkiste familjes time, me të cilin punonin fëmijët e mi. Është kontrolluar për pajisjet elektronike, të tilla si USB, pajisje regjistrimi, gjithçka kam pasur, edhe telefonat mi kanë konfiskuar. Deri më sot mua nuk më kanë kthyer asgjë.

Gjithçka arriti deri në atë pikë sa familja ime ndihej e kërcënuar dhe duhej të frikësohesha për jetën e tyre, ky ishte fundi për mua. Tre fëmijët e mi janë më të rëndësishëm se jeta ime, puna ime dhe gjithçka tjetër në botë. Për t’i mbrojtur ata është detyra ime njerëzore”, tha Dritan Zagani, ish-oficer i antidrogës.

Bimët e kapura të kanabisit digjen në terren

Megjithatë, plani më i fundit i veprimit i qeverisë duket se ka pasur sukseset e para. Fotot e fundit të ajrit tregojnë një hapësirë më vogla të kultivimit të kanabisit. Por kjo – një skenë tashmë e njohur – është më tepër për shkak të stoqeve të mëdha të mafies. Pra, policia vazhdon të arrestojë fermerët e vegjël, hallkat më e dobëta në zinxhirin e drogës. Paratë e mëdha i fitojnë sipërmarrësist (bosët). Dhe ata nuk janë kapur. Në fakt, shtrirja e plotë e tregut shqiptar të kanabisit nuk është e menaxhueshme.

Artan Hoxha, gazetar: ”Fakti që policia shqiptare, greke dhe italiane nga janari deri në mes të majit çdo ditë kanë një mesatare prej një ton kanabis të konfiskuar, tregon shkallën e vërtetë të kultivimit në vitin e kaluar. Është gjithashtu interesante të thuhet, se pavarësisht nga sasitë e mëdha të kanabisit të kapur, çmimi nuk është rritur. Kjo do të thotë se sasia e kanabisit që shkon drejt Bashkimit Evropian mbetet e rëndësishme”.

Një problem politik

Kanabisi dhe Shqipëria – kjo është historia e fermerëve të varfër, mafias dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, kanabisi është këtu: Politika.

“Kanabisi ka lindur në Shqipëri, si një problem politik, ishte një problem politik dhe kishte mbështetje politike. Në varësi të kalkulimeve politike, ajo është kundërshtuar ose toleruar. Zhvillimet gjatë vitit e kaluar dëshmojnë edhe një herë se kanabisi është i lidhur fort me politikën. Kjo do të thotë, ‘nëse në Shqipëri u prodhuan sasi të mëdha të kanabisit vitin e kaluar, kjo është për shkak se situata politike lejoi këtë fenomen”, tha Artan Haxha.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori