LAJMI I FUNDIT:

Mediat botërore shkruajnë për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Mediat botërore shkruajnë për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Kosova ka hapur gjatë ditës së sotme ambasadën e saj në qytetin e Jerusalem, ashtu siç ishte marrë vesh në momentin e vendosjes së marrëdhënieve dimplomatike me shtetin e Izraelit.

Kjo u raportua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

“Kosova hapi ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem të dielën, duke u bashkuar me Shtetet e Bashkuara dhe Guatemalën, si vendet e vetme me ambasada në një qytet, statusi i të cilit është në zemër të konfliktit Izraelo-Palestinez”, shkruan reuters.


“Kosova ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Jeruzalem pasi u bë territori i parë me shumicë myslimane që njohu qytetin si kryeqytetin e Izraelit”, ka shruar gazeta britanike theguardian.

Gjersa agjencia pro qeveritare turke, Anadolu Agency ka raportuar se Kosova ka bërë një lëvizje kundërthënëse me qëndrimin e shtetit të Turqisë.

“Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi të dielën se ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Izrael në qytetin e diskutueshëm të Jeruzalemit”, shkruan associatedpress.

“Kosova hap ambasadën në Jeruzalem, javë pas vendosjes së marrëdhënieve me Izraelin”, raporton radio evropaelire.

Edhe përtej oqeanit, mediumi australian, Canberra Times raportoi se Ministria e Jashtme e Kosovës ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në qytetin e diskutueshëm të Jeruzalemit.

Gjersa dy prej mediumeve më të mëdha izraelite, timesofisrael dhe jerusalempost, shkruajnë se Kosova bëhet vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi ambasadën e saj në Jerusalem, pas lëvizjeve të ngjashme nga SHBA dhe Guatemala.

Ndryshe, Kosova dhe Izraeli javë më parë kishin nënshkruan marrëveshjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dyja vendeve, disa muaj pasi dyja shtetet kishin njohur njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori