LAJMI I FUNDIT:

Mediat botërore raportojnë për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Mediat botërore raportojnë për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Sulmi fizik ndaj anëtares së PDK-së, Arbana Xharra nga persona ende të panjohur, është bërë lajm edhe në mediat botërore.

Agjencia britanike e lajmeve Reuters shkruan, se gazetarja e njohur, e cila së fundi iu bashkëngjit një partie politike, të cilën e kishte kritikuar për një kohë të gjatë, është rrahur të shtunën në një parking veturash në afërsi të apartamentit të saj.

Arbana Xharra ishte kryeredaktore e gazetës Zëri para bashkimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), partisë më të madhe në vend, përkujton Reuters, sipas të cilit burime pranë partisë kanë bërë të ditur se ajo kishte planifikuar që të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm.


Rrahet Arbana Xharra (Foto)
Lexo po ashtu Rrahet Arbana Xharra (Foto)

Xharra ishte e njohur për shkrime që akuzonin zyrtarët në PDK dhe parti tjera për korrupsion dhe nepotizëm, shkruan agjencia britanike, e cila përkujton se sulmi  ndaj Xharrës është dënuar nga liderët e Kosovës dhe atyre të partive politike.

Edhe agjencia e lajmeve amerikane Associated Press i ka kushtuar vëmendje sulmit të Arbana Xharrës.

AP shkruan se Xharra është rrahur natën e kaluar dhe se motivet e sulmit ende nuk dihen, ndërkohë që policia është duke hetuar rastin.

Media e njohur amerikane përkujton se Xharra është nderuar në vitin 2015 me çmimin e Departamentit të Shtetit International Women of Courage Award dhe se ajo ka qenë e njohur për shkrimet e saja kundër korrupsionit, ekstremistëve islamikë dhe politikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori