"Më erdhi për të vjell", Alba Pollozhani tregon se si e zuri partnerin duke e tradhtuar

Alba Pollozhani ka rrëfyer së fundmi një përvojë të dhimbshme personale në një bisedë me Fjolla Morinën, duke treguar se si e ka kapur partnerin duke e tradhtuar.
"Më vjen për të vjell kur e kujtoj. Tradhto, tradhto çdo javë bëhet ngarkesë. I kam parë gjithë shenjat tek shtëpia haptazi. Me të brendshme, me flokë, çdo gjë", ka thënë ajo.
Ajo ka treguar se ky nuk ka qenë një incident i vetëm, por pjesë e një cikli të përsëritur.

"E patëm një problem herën e parë, më tha se i ka rënë pishman, pastaj e njëjta histori. E kemi diskutuar shumë, por nuk kam marrë kurrë përgjigje. I kam thënë që jam fokusuar komplet te ti tani edhe unë ndihem keq. A do të përkujdesesh, do jesh pranë meje? Nuk jep përgjigje", shtoi tutje.
E njëjta dha edhe detaje të tjera në lidhje me jetën private dhe partnerin aktual.
Konkurrentja e ka përmendur edhe në shtëpi, por nuk e ka treguar identitetin e tij.
E ruan me shumë fanatizëm dhe nuk ndan detaje me konkurrentët e tjerë, pavarësisht se e kanë pyetur. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com























































