Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar ndaj miratimit të Projektligjit për këtë institucion nga ana e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se i njëjti rrezikon pavarësinë prokuroriale.
Në reagim e KPK-së thuhet se Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka injoruar dhe refuzuar komentet, sugjerimet dhe propozimet e përfaqësuesve të deleguar të KPK-së në grupet punuese, të formuara nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe në komisionet e Kuvendit të Republikës së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit të ri për KPK-në, i cili është miratuar më 11 korrik 2024.
E lidhur me këtë reagim, Ministria e Drejtësisë ka thënë se shpreh keqardhje.
“Reagimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, është në vazhdën e qasjes destruktive, veprimeve penguese dhe tendencave të vazhdueshme bllokuese të Këshillit Prokurorial madje është ndërhyrje flagrante në kompetencat e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim ruajtjen e status quo-së dhe vazhdimin e problemeve sistematike, tanimë të njohura për publikun dhe për të cilat shprehin të gjithë shqetësim”, thuhet në reagimin e MD-së.
Tutje në reagimin e MD-së thuhet se ashtu si gjatë pjesëmarrjes në grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe në diskutimet e fundit dhe amendamentet e shqyrtuara në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit, reagimi i KPK-së nuk përmban as edhe një argument të vetëm se si ky ligj “cenon pavarësinë e KPK-së”, “ndërhyn në mandatin kushtetues” apo edhe “pamundëson funksionalizimin e KPK-së”, siç pretendohet në reagimin e KPK-së.
“Reagimi përveçse përmban të pavërteta e pasaktësi faktike, gjithashtu bazohet vetëm në konstatime dhe deklarata të përgjithshme që nuk janë të specifikuara e as argumentuara ligjërisht dhe profesionalisht e cila qasje dhe veprim bie në kundërshtim edhe me vet rolin dhe mandatin e KPK-së për bashkëpunim konstruktiv dhe kontribut profesional në përmirësim të sistemit të drejtësisë, në veçanti atij prokurorial.
Ligjit për Këshillin Prokurorial, i ka paraprirë një procedurë e gjatë e hartimit e cila ka përfshirë konsultimin formal tre herë me Komisionin e Venedikut, diskutime e propozime konkrete nga organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, propozime dhe diskutime nga vet përfaqësuesit e sistemit prokurorial si dhe nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës së fundmi”, thuhet në reagim.
Ministria e Drejtësisë shton se ndryshe nga konstatimet e pavërteta dhe aspak të qëndrueshme të Këshillit Prokurorial për qasje të njëanshme, refuzim dhe injorim të propozimeve e komenteve të përfaqësuesve të tyre, Ministria e rithekson se në vazhdimësi ka ftuar përfaqësuesit e sistemit prokurorial në takimet e grupit të gjerë punues, por edhe në takimet e veçanta, duke trajtuar kështu secilin propozim të tyre dhe duke adresuar dhe pranuar të gjitha ato që janë në interes të vet reformës.
“Rrjedhimisht, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas një procesi gjithëpërfshirës (përfshirë përfaqësuesit e sistemit prokurorial), ka miratuar një Ligj reformues për sistemin, në përputhje të plotë me opinionet e Komisionit të Venedikut dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese së vitit të kaluar për këtë çështje.
Ndryshe nga konstatimet e Këshillit Prokurorial, miratimi i nismës së tillë, ishte mirëpritur nga vet akterët pjesëmarrës në këtë reformë siç janë përfaqësuesit aktiv të shoqërisë civile dhe të tjerë dhe i cili fakt, nuk kishte nxitur reagimin kundërshtues të shumicës së partnerëve ndërkombëtarë pjesëmarrës në këtë nismë (përjashto atë të zyrës së BE-së që ka të bëjë me kërkesën e tyre për dërgim të serishëm në Komisionin e Venecias dhe adresim të rekomandimeve që kanë të bëjnë me komisionin parazgjedhor, për të cilat, Ministria e Drejtësisë së bashku me Komisionin për Legjislacion, kishin ofruar sqarimet e nevojshme)”, thuhet mes tjerash në reagim.
Si rrjedhojë, Ministria e Drejtësisë i ka bërë thirrje KPK-së të fokusohet në zbatimin e këtyre elementeve që janë në të mirën e vet sistemit dhe të cilën reformë publiku, së bashku me reformat tjera e pret nga institucionet të cilat janë të mandatuara për të garantuar sundim të ligjit, ofruar drejtësi e mbrojtur të drejtat e njeriut.
“Ministria e Drejtësisë kërkon nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të braktisë qasjen destruktive dhe tendencat penguese dhe të jetë një partnerë bashkëpunues me qëllim të jetësimit të plotë të reformës në drejtësi”, thuhet tutje në reagim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi