Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka thënë se Bashkimi Evropian ka qenë i qartë, se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet, në mënyrë që të rinis dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kosova u ka vënë taksë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, qysh në nëntor të vitit të kaluar.
McAllister po qëndron për vizitë në Serbi ku ka takuar zyrtarët e lartë serbë, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se ka diskutuar për çështjen e dialogut me Kosovën, i cili është i pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar.
“Aktualisht ekzistojnë pengesa serioze. BE-ja ka qenë e qartë se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet. Kjo është thënë edhe në deklaratën e vendeve të Kuint-it (Gjermania, Franca, SHBA-ja, Britania e Madhe, Italia), e cila bën thirrje për një reagim të përgjegjshëm të Prishtinës. Por, besoj se tash duhet të presim rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”, tha McAllister.
Presidenti Vuçiq në takim me delegacionin e Parlamentit Evropian ka thënë se Serbia e mbështet vendosmërisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por ka shtuar se ky “dialog është i mundshëm vetëm kur Kosova të heqë taksën ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia”, raportojnë mediat serbe.
Në fokus të diskutimeve, të McAllister në Serbi ka qenë edhe përparimi i këtij vendi drejt plotësimit të kushteve për anëtarësim në BE, përcjell rel.
McAllister ka thënë se Serbia ka reputacionin e faktorit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por theksoi nevojën që ky vend të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit.
“Institucionet e reja evropiane, si ato të mëparshme, do të vazhdojnë të ndjekin një politikë afatgjate të zgjerimit të BE-së. Në veçanti, ne duam të vendosim perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha McAllister.
Eurodeputeti McAllister po qëndron në Serbi për herë të parë në cilësinë e kryesuesit të Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Ai më parë ka shërbyer si raportues i PE-së për Serbinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze