Site icon Telegrafi

Mbyllet sondazhi i madh i Telegrafit për finalen e BBVK me mbi 40 mijë vota – kush është fituesi që prin bindshëm me përqindje

Është mbyllur zyrtarisht sondazhi i hapur nga Telegrafi për pesë finalistët e programit Big Brother VIP Kosova.

Me pyetjen se “Kush mendoni se do ta fitojë Big Brother VIP Kosova?”, lexuesit patën mundësinë që të votojnë për banorin e tyre të preferuar.

Në sondazhin ku ka pasur mbi 40 mijë votues, i pari me rezultatin më të lartë del aktori i humorit, Vedat Bajrami, me 40 për qind të votave.

Në vend të dytë vjen aktori Artan Thaqi (djali i humoristit Rasim Thaqi – Cima) me 20 për qind, pasuar nga modelja Juliana Nura me 18 për qind të votave.

Më pak të votuarit janë reperi Stresi në vendin e katërt me 18 për qind të votuesve, gjersa e fundit në renditje rezulton të jetë këngëtarja Mbresa me vetëm pesë për qind të votave.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të zhvillohet sonte (e premte), pas më shumë se 100 ditë qëndrimi të banorëve finalistë brenda shtëpisë.

Fituesi do të marrë shpërblimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

♦Ky sondazh është i realizuar nga Telegrafi.com për të parë parashikimet e lexuesve dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit, nga i cili zgjidhet fituesi.

 


Exit mobile version