Mbyllen pjesët e para: Raphinha dërgon Barcelonën në epërsi, PSG dhe Aston Villa gjejnë golin
Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet çerekfinale të ditës së mërkurë në Ligën e Kampionëve.
Barcelona shkon në pushim me epërsi prej një goli ndaj Borussia Dortmund (1-0), ndërsa PSG dhe Aston Villa shënuan nga një herë në 45 minutat e para.
Barcelona e nisi mirë takimin, ku kishe dy raste me Lamine Yamal, por Gregor Kobel ishte në vend. Portier ndali edhe Robert Lewandowskin pas disa minutash.
Në minutën e 25-të, Barcelona mori epërsinë, kur Pau Cubarsi asistoi te Raphinha i cili gjeti rrjetën për 1-0. Momenti u shikua në VAR, por goli ishte i rregullt.
Borussia Dortmund ka mundur ta barazojë ndeshjen në minutën e 41-të, por që Carney Chukwuemeka dhe Jamie Gittens nuk gjetën rrjetën.
Sa i përket takimit tjetër, PSG e nisi shumë mirë ndeshjen, duke krijuar dy raste të mira me Osumane Dembelen, por që francezi nuk shënoi.
Në anën tjetër, Aston Villa në rastin e parë serioz gjeti rrjetën, me Jouri Tielemans që gjeti Morgan Rogers, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 35-të.
Por nuk vonoi shumë dhe Desire Doue në tentativën e dytë e dergoi topin në rrjetë për 1-1.
Duke parë rezultatin, pjesë e dyta do të jenë edhe më të forta. /Telegrafi/






























