LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Letizia ka shëtitur në kombinimin më të bukur të verës: E kuqja është pa dyshim ngjyra e saj!

Mbretëresha Letizia ka shëtitur në kombinimin më të bukur të verës: E kuqja është pa dyshim ngjyra e saj!

Në ceremoninë e mbajtur për nder të pjesëtarëve të policisë, Mbretëresha Letizia u shfaq në stilin më të bukur që kemi parë ndonjëherë

Ky është një kombinim i vërtetë veror dhe thekson në mënyrë të përsosur më të bukurën në trup, transmeton Telegrafi.


Përveç prerjes, që është një hit i plotë, Letizia gjithashtu zgjodhi një ngjyrë të shkëlqyeshme – e kuqja i përshtatet asaj në mënyrë të përsosur.

Ky model i veshjes është i shkëlqyeshëm për shumë arsye:

1. I bën lajka çdo figure, fsheh mangësitë trupore, e veshur në të çdo grua duket më e hollë.

2. Mund të vishet në raste të ndryshme, në varësi të këpucëve dhe bizhuterive që zgjidhni.

I kombinuar me sandale krem, ky stil duket shumë i fuqishëm dhe luksoz, prandaj Mbretëresha Letizia meritoi një dhjetë të pastër edhe këtë herë.

/Telegrafi/