Mbresa Hajrullahu është po ashtu njëra nga finalistet e Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka hyrë pak më vonë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, por që ka dhuruar momente të bukura, debate e plot emocione.
Artistja e njohur gjatë qëndrimit në BBVK ka realizuar edhe një këngë të titulluar “Për ty”, të cilën e interpretoi në natën finale.
Bukuroshja bëri një performancë të mahnitshme dhe menjëherë pas kësaj u befasua nga familja, nga e ëma, dy motrat dhe nipi.
Krahas kësaj, Mbresës iu bë edhe një ofertë që të bëhet prezantuese në Klan Kosova.
Ajo u shpreh se ndihet shumë e lumtur dhe se është tejet falënderuese për këtë eksperiencë.
Finalja e madhe do të jetë edhe pak orë, kurse njëri prej tyre do të fitojë 200 mijë euro. /Telegrafi/