Mbresa dhe Elinel sjellin këngën e re "Dreamin"
Reperi i njohur i skenës shqiptare, Elinel, ka prezantuar projektin më të ri muzikor.
Ai pas bashkëpunimit me reperin nga Shqipëria, Skerdi, ka lansuar një tjetër këngë me një artiste të re në skenë e quajtur Mbresa.
"Dreamin'" mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët në bashkëpunim me Diamant Sinanaj, ndërsa për muzikën është përkujdesur Mbresa.
Gjithashtu, producimin e ka bërë Gëzim Lazri (Diverse Music) dhe videoja i është besuar produksionit MR Entertainment.
Kjo është kënga e dytë profesionale e Mbresës, pas debutimit që bëri me "Jo Mo" në tetor të vitit të kaluar.
Përkundër se është e re në estradë, artistja u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/








































