Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi janë dy finalistët që kanë përmbyllur rrugëtimin e tyre në Big Brother VIP Kosova.
Ata janë larguar nga gara e madhe dhe nga çmimi final prej 200 mijë eurosh.
Garën për çmimin e madh ndërkohë e vazhdojnë: Stresi, Xhuli Nura dhe Vedat Bajrami.
Njëri prej të cilëve pritet për pak që të rrëmbejë çmimin e madh dhe të shpallet fitues i edicionit të parë të BBVK-së.
Të njëjtit po vazhdojnë të qëndrojnë në skenën e Klan Arenës derisa të kumtohet lajmi i madh për fituesin.
“Së pari faleminderit shumë që kisha rastin me e përjetu një eksperiencë të tillë si Big Brother. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Artani pas eliminimit.
“Faleminderit që ma keni bërë ftesën, nuk e kisha ndërruar në jetë. Përndryshe, ishalla po fiton Xhuli”, shtoi Mbresa pas largimit nga gara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QWlbHyGzNsg