LAJMI I FUNDIT:

Mblodhi shoqet për të festuar ditëlindjen në tren (Video)

Mblodhi shoqet për të festuar ditëlindjen në tren (Video)

Banorët e New Yorkut kanë ankesa të vazhdueshme për sistemin e hekurudhave dhe trenat, të cilët detyrohen t’i shfrytëzojnë, në pamundësi të udhëtojnë me diçka tjetër. Papastërtia dhe tollovia e madhe, janë ndër gjërat kryesore që i pengojnë.

Mirëpo, krejt kjo nuk e kishte brengosur Amber Asaly, e cila i mblodhi shoqet në tren, për të festuar ditëlindjen e 26-të, transmeton Telegrafi.

Madje, ajo e dekoroi hapësirën e brendshme, solli tavolinën me ushqim dhe pije, ndërsa e vendosi edhe ‘pinatën’ prej së cilës bien dhurata kur të thyhet.


“Ishte ditëlindja ime më e mirë ndonjëherë, në hapësirën time të preferuar, që është treni. Njerëzit na shikonin, teksa ne e kthyem atë pjesë si restorant luksoz”, ka thënë Asaly.

Të pranishmit shikonin të habitur, teksa ato qeshnin dhe argëtoheshin, ndërsa ndodheshin në një itinerar të zakonshëm treni. /Telegrafi/