LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit aktivizon propagandën serbe kundër Kosovës

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit aktivizon propagandën serbe kundër Kosovës

Në prag të mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Sigurimit, mediat dhe autoritetet në Serbi janë duke raportuar për, siç thuhet, incidente kundër serbëve në Kosovë. Njohësit e çështjeve politike dhe atyre të sigurisë thonë se një formë e tillë e veprimit, tashmë është praktikë e politikës serbe në prag të mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë është përfshirë edhe gjuajtja me armë në fshatin Bernicë e Poshtme të Prishtinës, ku thuhet se për këtë çështje është arrestuar një shtetas i Kosovës.

“Fsh. Bernicë e Poshtme, Prishtinë (NN) 03.10.2020 – 19:20. Më 07.10.2020 katër viktimat meshkuj kosovarë kanë deklaruar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë  me armë zjarri në ajër. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.


Një rast i tillë, u ka mjaftuar mediave dhe autoriteteve në Serbi që ta paraqesin atë si incident kundër serbëve.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se ky dhe rastet e tjera janë inskenime nga shteti serb.

“Këto ditë ka pasur një ngritje të retorikës nacionaliste në Serbi përmes deklaratave të Daçiqit, Vulinit, pra ministrave kryesor të qeverisë serbe dhe menjëherë pas saj ndodhi incidenti në Bërnicë dhe Babimoc. Kështu që unë jam i prirur t’i shoh si të inskenuara këto incidente, sepse kjo ka qenë taktika konstante e qeverive serbe të kohës së Millosheviqit, pra jepen deklarata të zjarrta nga qeveritarët, pastaj ndodhin incidente në teren dhe kështu krijohet arsyeja për intervenim ose për brutalizim si me thënë në drejtim të Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Milazim Krasniqi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se serbët i bëjnë këto inskenime, që më pastaj t’i ngrisin si shqetësime në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përcjell Telegrafi.

“Zakonisht kur ka ndonjë mbledhje, ndonjë seancë, sidomos tash si këto të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, çdo herë ata mundohen të bëjnë inskenime, apo orkestim të ndonjë ngjarje, në këtë rast të sulmeve ndaj serbëve dhe kinse pronës së tyre, e ato mandej t’i paraqesin kinse si një shqetësim të tyre para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Nuredin Ibishi.

Ditë më parë politikani serb Ivica Daçiq, kritikoi serbët që u tregojnë shqiptarëve informata për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori