LAJMI I FUNDIT:

Mbillen 116 fidane në Prekaz, simbolizojnë shtetet që njohën pavarësinë e Kosovës

Mbillen 116 fidane në Prekaz, simbolizojnë shtetet që njohën pavarësinë e Kosovës

116 fidane të cilët simbolizojnë shtetet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë mbjellë këtë paradite në Prekaz, përkatësisht në Kompleksin Memorial Adem Jashari.

Teksa pllaka me emrat e pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën janë vendosur si ftesë që këto të fundit ta njohin sa më parë pavarësinë e vendit.

Ndërkaq, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj përmes këtij aktiviteti shfrytëzoi rastin që në 10 vjetorin e pavarësisë të Kosovës të ftojë vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, t’i bashkohen 116 shteteve tjera, transmeton ksp.


Sipas saj, Kosova po dëshmon se është për paqe dhe stabilitet, andaj pritet që shumë shpejt edhe pesë vendet e tjera anëtare të BE-së ta njohin shtetin e Kosovës.

“Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë të shtetit ne kemi vendosur që të bëjmë mbjelljen e 116 fidanëve, në shenjë simbolike për shtetet që e kanë njohur vendin tonë. Gjithashtu kemi bërë hapësirat gati edhe për të gjitha shtetet tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, sidomos 5 shtetet e BE-së. Kosova është pjesë e Evropës, andaj ne nga ky vend i bëjmë thirrje të gjitha shteteve që nuk na kanë njohur që ta njohin sa më parë që është e mundur Kosovën sepse Kosova po e dëshmon se është për stabilitet, për paqe në rajon dhe këtë nuk mund ta mohojë tashmë askush. Presim që shumë shpejt këto shtete ta njohin vendin tonë”, tha ajo.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se vet organizimi i këtij aktiviteti në Prekazin heroik, dëshmon rëndësinë e madhe historike që kjo pjesë ka për shtetin e Kosovës.

“Vet simbolika e vizitës së ministres, ministrit të Maqedonisë dhe ambasadorëve, tregon rëndësinë e veçantë që ka ky vend për shtetin tonë të Kosovës që ne dje dhe sot po festojmë në vazhdim 10 vjetorin e shtetit tonë”, theksoi ai.

Të pranishëm në këtë aktivitetet ishin edhe ambasadorë e përfaqësues të shteteve që e kanë njohur Kosovën, si të Finlandës, Italisë, Hungarisë e Maqedonisë.

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të Maqedonisë, Sadulla Duraku, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, theksoi rëndësinë që ka ky aktivitet simbolik në përkujtimin dhe nderim të dëshmorëve.

“Simbolika e mbjelljes së fidanëve në tokën që u derdh gjaku dhe u ujit kjo tokë. Shpresojmë që këto fidane të rrezatojnë në të mirë të njerëzimit”, u shpreh ai.

E këtij aktiviteti i është bashkangjitur vullnetarisht Let’s do it Kosova, ku vullnetarë të kësaj organizate kanë ndihmuar Hortikulturën në mbjelljen e fidanëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori