Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është një nga emrat më të suksesshëm të muzikën në tregun internacional.
Debutimi i saj në vitin 2018 me hitin “Sweet but Psycho” bëri që talenti i saj të vihet në pah anë e kënd botës, gjersa kënga në fjalë vazhdon me të njëjtin ritëm të shënojë suksese të shumta edhe sot.
Ajo tashmë ka kaluar shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, ‘Spotify’.
Këta të fundit i kanë dërguar artistes shqiptare në shenjë mirënjohje për suksesin e arritur, një pllakatë e cila pasqyron suksesin që “Sweet but Psycho”, shënoi përgjatë gjithë këtyre viteve.
Vet 26-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi me mirënjohjen e pranuar nga ‘Spotify’, duke i falënderuar kështu të gjithë ata që e bënë të mundur suksesin e saj.
View this post on Instagram
“E di që kjo ndodhi disa muaj më parë por kjo (pllakata) sapo hyri dhe thjesht i forcoi të gjitha për mua. Ndihem kaq e bekuar që jam në këtë udhëtim me ju! Tani me mbi një miliard transmetime… ‘Sweet but Psycho [E ëmbël por çmenduri]’, por Psycho më udhëhoqi tek ju kështu që do të jem përgjithmonë mirënjohëse për këtë këngë. Ju dua, faleminderit shumë”, shkroi artistja me prejardhje nga Shqipëria në Instagram.
Ndërkohë, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fillim të këtij viti, Ava Max kishte folur ndër të tjerash edhe për këngën e saj më të suksesshme “Sweet but Psycho”, e cila e ktheu atë në një divë botërore.
“Ende ndjehet sikur ka dalë tash edhe pse kanë kaluar tri vjet që kur është lansuar. Ndjehem sikur kënga doli dhe bota më tha: “SHKO!” Unë vërtet nuk jam ndalur që atëherë (përveç mos udhëtimit gjatë kësaj pandemie). Unë kurrë nuk kam dalë jashtë Shteteve të Bashkuara para se ta publikoja “Sweet but Psycho” dhe tani, në një kohë shumë të shkurtër, unë kam udhëtuar pothuajse në të gjithë botën”, kishte thënë artistja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë