LAJMI I FUNDIT:

Mbi 42 mijë euro në çantë, e ‘pëson keq’ 49-vjeçari në Rinas

Mbi 42 mijë euro në çantë, e ‘pëson keq’ 49-vjeçari në Rinas

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Rinasit, pasi gjatë kontrolleve i janë gjetur dhe sekuestruar 42,300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Sipas një njoftimi të policisë bëhet e ditur se ndaj shtetasit M.J është proceduar penalisht, si dhe do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje  kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit  të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42,300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve  shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’.  Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Euronews/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori